Vrasësi i 8 vjecarit, Klodiam Calamani sillet në Paraburgimin e Vlorës, për të qenë më i mbrojtur nga ndonjë sulm.

Ai është sjellë në Vlore pasditen e sotme. Calamani ka qenë i shoqëruar nga policia e burgjeve dhe policia e rendit kur është transferuar në Vlorë.

Mësohet se Calamanin e ka refuzuar burgu i Fierit. Nuk kanë pranuar ta marrin në burgun e Fierit. Ka qëndruar në komisariat. Ndërsa sot është rënë dakord të transferohet në Vlorë.

Burime nga IEVP Vlorë thonë se Calamani kur ka ardhur ka qenë si i trembur. Nuk ka folur fare. Ka qëndruar i heshtur dhe shikonte me frikë këdo që i afrohej. Pritet që Calamani të dërgohet për vlerësim të shëndetit mendor.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re