Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një faturë ku shihet se në total 100 kite që shërbejnë për testet për Covid-19, kanë kushtuar 200 dollarë. Faturën, Tomorri e ka publikuar në profiling e tij në Facebook, ku shkruan se një kit, kushton vetëm dy dollar, e ndërsa njerëzve në spitale private, të cilat tashmë janë të licensuar për të bërë testet për koronavirusin, po ua shesin me nga 100 dollarë.

Referuar kësaj fature, Tomorri shkruan më tej se qeveria për dy dollarë ka lënë shumë emigrant pa bërë tamponin e Covid-19, duke i torturuar të presin në radhë kilometrike, siç ishte rasti i Kakavijës.

“Harac ne kohe krize. Disa nga ato testet e Covidit, te cilat laboratoret dhe spitalet private po ja u shesin njerezve me 100 euro, po i blejne me 2 dollare copa. Me kaq po vijne ne dogane. Qeveria shqiptare thote nuk kemi asnje detyrim ne t’u bejme tamponin emigranteve apo njerezve qe u duhet te udhetojne per hall se ashtu i bie te subvencionojme vendet e tjera, ku ata jetojne. Po leket qe emigrantet shpenzuan ketu per turizem kishit qejf t’ja u merrnit? Hajde mos keni merak se heren tjeter nuk ju vijne me. U bie shume me lire te shkojne t’i bejne pushimet atje ku ja u japin tamponin falas se ketu i keni vene takse 100 euro cdo turisti qe hyn ne Shqiperi. Shkaterrojeni dhe ate pak turizem qe ka mbetur qe te fitojne leke tregtaret e tamponeve,”– shkruan Tomorri krah fotos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re