Pasi renditi gjashtë faktet që sipas Sali Berishës, Edi Rama është krye-përgjegjësi i aferës korruptive të inceneratorëve, ish kryeministri foli për vendodhjen e dy pronarëve të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Klodian Zoto rrezitet në Vlorë. Mirel Mërtirit ju refuzua azili në Vjenë, po bëhet gati të ikë në Zimbabve  Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve.

 

Për vendodhjen e Klodian Zotos në Shqipëri, Sali Berisha solli këtë provë.

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës. 

 

Po sipas burimeve për të cilat Sali Berisha thotë se janë të sigurta, dy biznesmenët italianë Franco Tossi dhe Bruno Preseci, si të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve janë takuar me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj javët e fundit.

 

 

SALI BERISHA

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Problemi është se, po të pyeten ata del që Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata nëse djegësi ishte i Klodian Zotos, ato do të takonin Klodianin, Ilsën apo Denisin. Jo ata shkonin drejt e te zyra e pronarit, se e dinin se me kë duhet të flisnin. Por këto mund të jenë pjesë e hetimit që po vazhdojnë.

 

Për zhvillimet brenda “Rithemelimit”, pas humbjes se vendoreve të 14 majit, Sali Berisha tha se do ta zbatojë statutin, por ende nuk është përcaktuar data e votëbesimit me referendum.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re