Foto ilustruese

Katër persona nuk i janë bindur urdhërit të policisë që ishte stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat në Klos ku nis rruga e Arbrit.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë orëve të natës të së premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë, raporton gazetari ABC News, Neki Feta.

Mësohet se personat që ndodheshin në të nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë larg dhe kanë braktisur automjetin, duke u larguar në drejtim të paditur ku kanë përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarak. Policia nuk e ka bërë publike si ngjarje, ndërsa prokuroria e Matit ka nisur hetimet.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re