Një minator humbi jetën pasditen e së enjtes si pasojë e shpërthimit të një mine në minierën e Klosit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi gjatë hapjes se vendit ku do te vendosej mina. Dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer menjëherë, duke mos i lënë kohë të largohet 55-vjeçarit Petrit Milkurti. Për shkak të plagëve të marra minatori ndërroi jetë menjëherë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re