Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ 17 në Bashkinë e Klosit. Situata duket e qetë dhe nuk ka asnjë mbështetës të opozitës në tubim.

Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor 17, po bën ndarjen e materialeve të cilat do të transportohen me mjete të ushtrisë në shoqërimin e forcave të policisë.

Po ashtu pranë KZAZ 17 është stacionuar edhe një furgon me forca të ndërhyrjes së shpejtë.

Përfaqësues të KZAZ thanë se shpërndarja e materialeve pritet të bëhet deri në orën 15:00.

Po ashtu, qendrat e votimeve do të jenë aty ku kanë qenë në zgjedhjet e kaluara, pra, pranë shkollave.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re