5 minatorë mbeten te plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje në brendësi të një galerie në Klos.
 
Ngjarja ndodhi në një thellësi prej rreth 6.4 km: dy prej punëtorëve kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer.
 
Për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin aty. Të plagosurit janë: Ramazan Skordha, Qazim Likmeta, Shpetim Liçi, Bledar Hoxha dhe Klodian Mzhika.
 
Shokët e minatorëve kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve në sipërfaqe e më pas transportimin për ne Spitalin e Bulqizës.
 
Si pasoje e lëndimeve të marra, 3 prej tyre ndodhen  në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërsa 2 të tjerë janë në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.
 
Grupi hetimor i cili mbërriti në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak i ngjarjes është bërë rrëshqitja e dheut dhe e gurëve, si pasojë e forcës së shpërthimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re