Në ditën ndërkombëtare të Turizmit, Bashkia e Klosit ka zgjedhur Urën e Vashës për ta priomovuar.  Një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Tahir Hoxha” Klos, iu bashkuan përfaqësuesve të bashkisë për të vizituar Urën e Vashës, një vepër me rëndësi historike dhe arkitekturore. Mësuesja e lëndës së historisë Ishe Barhani tha se trashëgimia jonë historike-kulturore duhet të përcillet edhe tek brezi i ri.
 
Edhe pse kjo vepër e rrallë që mban statusin edhe monument kulture gjendet shumë pranë Klosit, në të mungojnë investimet. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se me ndërtimin e rrugës së arbrit, ajo është më pranë qytetarëve, pasi ka një distancë me të jo më shumë se 200 metra. Çupa kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe asaj të turizmit në mënyrë që këto atraksione të rëndësishme turistike, të kenë infrastrukturën e duhur dhe të jenë në shërbim të vizitorëve:
 
Megjithëse nuk ekziston një dokument i saktë, Ura e Vashës mendohet të jetë ndërtuar tre shekuj më parë dhe ajo ka shërbyer për Maqedoninë dhe Dibrën për të lëvizur drejt Tiranës.
 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re