Pas mbylljes se mbi 30 guroreve dhe pezullimit të disa të tjerave, ministri Klosi shpalli metodologjinë e re të funksionimit në takimin me sipërmarrës në këtë fushë.
 
Sipas metodologjisë së re, guroret duhet të kenë distancë të përcaktuar nga zonat e banuara, jo pranë akseve kombëtare dhe zonave të banuara dhe të zbatojnë një sërë kriteresh në mënyrën e shfrytëzimit por edhe rehabilitimin pas mbylljes.
 
Nuk duhet të jenë pranë lumenjve, kanaleve kulluese dhe të kenë impakt sa më të vogël vizual në peizazh.
 
Ministri Klosi  në fjalën e tij u shpreh se biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin  dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standarteve të reja.
 
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në moszbatimin e lejeve mjedisore minerare dhe gurore, ku vihet re, mospërputhja e e koordinatave, trajtimi i mjedisit dhe i peizazhit, ndotja e ajrit, rehabilitimi i zonës, problematika që kanë shoqëruar këtë biznes ndër vite.
 
Ministri Klosi u shpreh se ka ardhur koha e reflektimit dhe masave të reja për të zhvilluar një biznes sipas standarteve pa dëmtuar mjedisin dhe komunitetin. Shqipëria turistike nuk mund të zhvillohet nëse nuk zgjidhen problematikat mjedisore.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re