Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në ndryshim nga pjesa më e madhe e maxhorancës pranon se fleta e votimit me numra ka sjelle probleme tek votuesit, duke ngritur dhe numrin e fleteve te pavlefshme!.

Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, është shprehur se edhe vetë është ngatërruar teksa ka votuar.

“Fleta e votimit ishte pak e çuditshme për hir të së vërtetës, se dhe unë kur votova mu duk sikur u ngatërrova këtu në Tiranë, se aty në Berat kisha gjithë kohën që flisja rreshti i fundit, rreshti i fundit, kur erdha këtu në momentin e fundit pashë që nuk ishte rreshti i fundit PS-ja, por ishte i 12-ti dhe jo i 13-ti. pra ishte një fletë me një lloj problematike qe nuk e di si do e diskutojnë kolegët në reformimin e fletës së votimit, në qarkun e Beratit doli me 5200 fletë të pavlefshme që ishte një numëri i konsiderueshëm”, tha Klosi.

Fakti që nuk ka pasur manipulim të procesit të votimit apo numërimit, Klosi liston disa argumente.

“Qendra e votimit që nga evidentimi dhe vendosja e gishtit të çdo votuesi dhe procesi është i gjithi i regjistruar dhe nën monitorimin e kamerave, partitë mëqenëse fara ishte garë deri në kutitë te fundit, forcat politike ishte atje, kishte dhjetëra vëzhgues dhe lufta bëhej për çdo votë, nuk dyshojmë që gjatë numërimit të votave të ketë pasur qoftë edhe në një fletë të vetme”, përfundoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re