Një ditë pas incidentit me turistet e huaj në Porto Palermo të Himarës ku ata u dhunuan nga pronari i një restoranti, Ministri Blendi Klosi ka shkuar ta takojë personalisht familjen spanjolle.

 

Ai shkruan në faqen e tij në facebook se mengjesin e kësaj të premteje e kishte kaluar me familjen e pushuesve nga Spanja të cilët përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë.

 

 

Klosi citon një nga anëtarët e familjes spanjolle Galdon se një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë.

 

Ministri shkruan se turistët spanjollë vlerësuan edhe reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re