Numri i turisteve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë me anë të udhëtimeve çarter është në rritje.
 
Për ministrin Blendi Klosi shtimi i interesit është shenjë e mirë për zhvillimin e turizmit.
 
Këtë vit parashikohet të vijnë në Shqipëri afro 300 avionë çarter që do të sjellin turistë nga vende të ndryshme të Evropës.
 
Deklaratën Ministri i Turizmit dhe Mjedisit e bëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar në  Golem, ku përshëndeti punën që kanë bërë deri tani hotelierët e ndryshëm, por edhe agjencitë turistike vendase dhe të huaja.
 
Gjatë mbrëmjes u vlerësuan edhe katër operatorë turistik nga Sllovakia, Hungaria, Polonia dhe Rusia, të cilët kanë sjellë çarterat e parë në Shqipëri.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re