Ministri i Mjedistit, Blendi Klosi i është përgjigjur letrës së kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo i cili i ka kërkuar që të mos aproojë kërkesën për ndërtimin e TEC-it.

 

Ministri në reagimin e tij në Facebook, thekson se TEC-i është një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr dhe se për këtë kërkesë nuk ka asnjë leje.

 

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim sratetegjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re