Fatos Klosi ish-shefi i Shërbimit Informativ tregoi në Shqip show një rast nga përvoja e tij kur ndërkombëtarët i kërkuan t’i thoshte kryeministrit të asaj kohe, i cili ishte Fatos Nano, diçka në emër të tyre.

“Një rast që më ka ndodhur mua kur isha në shërbim, më thirrën për të marrë përsipër një detyrë për t’i thënë kryeministrit diçka që ia kishin thënë në mënyrë diplomatike dhe ai bënte sikur se kuptonte.

Më thanë do t’i thoni kështu: Nuk jeni asnjë përqind e popullit të Evropës.

Asnjë përqind e prodhimit industrial, asnjë përqind e trafikut tregtar.

Kështu që ju as nuk na prishni dot punë, as nuk na ndreqni dot punë.

Por një gjë e duam patjetër: sigurinë.

Që të mos detyrohemi të sjellim sërish ushtarë për të mbajtur rendin në Shqipëri”, tha Klosi në Shqip show.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re