Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ishte këtë të martë në bashkinë e Peqinit.

Ai u ndal pranë landfillit të ri të grumbullimit të mbetjeve, të cilin e cilësoi si një investim tepër të rëndësishëm për procesin e riciklimit.  

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I MJEDISIT DHE TURIZMIT

“Sic e tham kur ishim në Elbasan para pak ditësh, është një punë për të stabilizuar për të gjithë landfilldët e Bashkive rreth e qark Landfilldit të madh për të sistemuar situatën në të cilën ndodhen. Por edhe për të krijuar premisat që të gjithë mbetjet të grupohen në landfilldin qëndror dhe të kemi mundësi që këto mbetje që prodhohen  në të gjitha qytetet të mos jenë një problem por të kthehen në një pasuri. Pra projekti gjerman këtu në Peqin po bënë ndarjen të gjithë mbetjeve të riciklueshme” .

Ministri Klosi tha gjithashtu se kjo strategji e re pritet të ndiqet dhe në qarqe të tjera të vendit ku janë bërë investime për landfilldet rajonalë.

“Do të duhet shumë që Bashkitë edhe në kuadër të projekt-buxhetit të vitit 2021 të fillojnë të mendojnë që mbajtja e mbetjeve në qytetet nuk është zgjidhje, duhen çuar në landfillet qëndror. Do të punojmë fort me të gjitha instrumentat që kemi në dorë por dhe me zbatimin e ligjit për ti nxitur Bashkitë që të procedojnë duke I cuar mbetjet në landfillet rajonale”.

Në kuadër të këtij projekti, bashkia e peqinit si dhe gjithë bashkitë e tjera të zonës, do të duhet t’i depozitojnë mbetjet pranë inceneratorit të Elbasanit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re