“Dita e 30 qershorit do jetë një ditë shumë e rëndësishme për Ervin Demon pasi ai do marri kryetarin e bashkisë së Beratit. Gjithashtu është një ditë e rëndësishme për anëtarët tanë të Këshillit Bashiak të cilët do ridëshmojnë se kur një bashki drejtohet nga socialistët ajo është një bashki e cila punon për interesat e njerëzve dhe të zonave përreth Beratit”, u shpreh deputeti Blendi Klosi gjatë takimit elektoral në Berat për zgjedhjet e 30 qershorit.

Klosi tha se, “ne do ja dalim që të dëshmojmë dhe njëherë që Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë programin më të mirë për njerëzit e thjesht dhe të zakonshëm të këtij vendi. Fitoren për 30 qershor nuk e kemi përgatitur në këto ditë të fushatës elektorale por që nga dita kur morëm fitoren historike në Berat, që filluam punuam, takuam çdo njeri të thjesht e të zakonshëm të këtij vendi  që kishte diçka për të na dhënë e diçka për të mësuar”.

“Në programin që paraqit sot kandidati për Partinë Socialiste Ervin Demo është një program që si asnjëherë tjetër evidenton pëllëmb për pëllëmbë problematikat e qytetit. Unë do shpreh dhe keq ardhjen time që nuk kemi përfaqësues të opozitës të cilët kanë zgjedhur rrugën . Do doja shumë që së bashku me ju në 30 qershor ti fitonim të 5 bashkitë me një fitore spektakolare”, përfundoi Klosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re