Skip to content

Klosi: Projektet zhvillimore në Berat do krijojnë vende pune të mirëpaguara

Klosi Projektet zhvillimore ne Berat do krijojne vende pune te

Klosi Projektet zhvillimore ne Berat do krijojne vende pune te

Projektet zhvillimore në zonën e Beratit do të krijojnë qindra vende pune të mirëpaguara.

Kështu u shpreh sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një interviste, duke shtuar se “qyteti i Beratit ofron sot të gjitha arsyet dhe kushtet për të jetuar, por edhe për të fituar”.

“Fillimi i procesit të nxjerrjes së naftës nga kompania SHELL në Shpirag, do të sjellë qindra vende të reja pune me paga shumë të larta. Ky është një investim i madh, tha Klosi, por sot në Berat është rritur tej mase edhe biznesi i agroperpunimit që kërkon punëtore me paga të  mira”, – u shpreh Klosi.

Klosi theksoi gjithashtu se Beratit i janë shtuar rreth 600 dhoma të reja hotelesh, duke shënuar një rritje të ofertës turistike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.