Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në kuadër të fushatës krijo oksigjenin tënd këtë të hënë ka qenë në Ersekë.

 

Nga erseka ministri ka folur edhe për TEC-in e Korçës, për të cilin ka pasur spekulime edhe pas vendimit per revokimin e lejes mjedisore per ndertimin e tij, prane qytetit.

“Jemi këtu së bashku me kryetarin e bashkisë së Korcës, pas një diskutimi të gjatë që kemi bërë edhe me banorët e zonës  për TEC-in me avull në qytetin e Korcës dhe mendoj që revokimi i përhershëm dhe i plotë dhe I pakthyeshëm  nga Ministria e Mjedisit ka qenë një veprim krejtësisht i denjë nga pikëpamja inxhinierike pasi ekspertët arritën të kuptonin që nuk kishte mundësi që afër qytetit të kishim një Tec të tillë pasi krijonte shumë problematika  mjedisore për qytetin por po ashtu pamë edhe opinionin e qytetarëve të cilët janë shumë më tepër të mbrojtje të natyrës, gjelbërimit dhe shumë larg ndërtimeve të tilla  pranë qyteteve. Ai TEC pranë qytetit të Korcës nuk do të bëhet asnjëherë”.

 

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo vlerësoi vendimin e ministrit Klosi për të ndaluar ndertimin e TEC-it ne afersi te qytetit, duke ritheksuar se vendimi eshte i pakthyeshem.

 

“Ishte një projekt për të cilin ne si bashki e kemi shprehur qëndrimin tonë në vazhdimiësi, projekt i cili në pozicionin ku ishte propocuar dhe me masat që parashikonte cënonte nga ana mjedisore qytetin e Korcës. Korca është një qytet që ka në fokus turizmin, zhvillimin turistik dhe ky TEC në pozicionin e propozuar ne besojmë se e cënonte këtë perspektivë turistike të qytetit tonë. Falenderim I vecantë për ministrin e Mjedisit I cili sic thashë iu përgjigj pozivitisht kërkesës sonë duke mos dhënë pëlqimin për lejen mjedisore dhe duke e ndaluar këtë projekt që të zhvillohet në vendin ku ishte paracaktuar”.

 

Ndërkohë ministri Klosi, bashke me nxenes, kryetarin e bashkise se korces, kryetarin e bashkise se kolonjes dhe prefektin nisen mbjelljen e 200 pemeve geshtenje dhe akacie, qe prodhojne jo vetem oksigjen por edhe ekonomi, punesim dhe mireqenie per qytetin e Ersekes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re