Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar komandimin e 6 këshilltarëve pranë këtij institucioni. Këshilltarët e miratuar pranë KLP janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mirela Kapo, Mihallaq Bleta, Vitjuna Mata dhe Ornela Rrumbullaku.
KLP ka miratuar me shumicë votash projekt rregulloren për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit.
Kësisoj, Prokurorët mund të angazhohen në mësimdhënie 2 orë/ javë brënda orarit zyrtar.
Po ashtu është miratuar me shumicë votash projekt rregulorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit.
Një tjetër vendim ishte miratimi me 7 vota pro dhe 4 kundër, për caktimin e prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë e Pukës.
Në rend ditë nga KLP në mbledhje që pok zhvillohet është edhe shqyrtimi I kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku sipas padisë së bërë nga Petrit Vasili në datën 29 janar.