Emri i prokurores së SPAK, Manjola Kajana ka përfunduar në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, pasi akuzohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për ‘Shpërdorim detyre’ dhe për ‘Korrupsion’.

Aleanca i kërkoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë të nisë hetimet dhe të shkarkojë prokuroren në fjalë, ndërkohë mbrëmjen e sotme Alenca ka publikuar në Facebook përgjigjen e Gent Ibrahimit, drejtuesit të KLP-së.

Ibrahimi bën me dije se kërkesa i është përcjellë ILD-së. Aleanca thekson edhe një herë tjetër se nuk do të heqin dorë derisa teatri të ndërtohet aty klu ishte dhe siç ishte.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi për mbi 2 vite për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu, pasi sipas tyre do të përdoret trualli i teatrit për të ndërtuar kulla. Gjithsesi, teatri u prish në orët e para të 17 majit 2020, me ndihmën e forcave speciale që nxorrën artistët me dhunë nga godina. Aleanca nuk u dorëzua dhe vazhdon betejen e saj kundër qeverisë, deri në arritjen e qëllimit të tyre, për ndërtimin siç ishte të teatrit.

Postimi i AMT:

Sot nga Këshilli i Lartë i Prokutorisë na erdhi shkresa, e cila na vë në dijeni të hapave të mara nga ky institucion lidhur me kërkesën e bërë nga ne për fillimin e hetimit administrativ dhe shkarkimin e prokurores së SPAK Manjola Kajana, akuzuar nga ne për veprat penale shpërdorim detyre dhe korrupsion i prokurorëve.
Kemi dëshmuar se do i shkojmë deri në fund betejës ligjote për Teatrin.
Para ligjit do dalin jo vetëm zyrtarë vendas e të huaj të cilët kanë gisht në veprën penale të shembjes së Teatrit Kombëtar por dhe aferën korruptive të ndërtimit të kullave në sheshin e Teatrit.

Teatri Aty Dhe Ashtu Si Ishte.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re