Janë miratuar 3 kandidaturat për kreun e Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

 

 

Tre kandidatët janë Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

 

 

KLP ka administruar edhe platformat e tyre. Sipas relacionit kandidatët plotësojnë kushtet ligjore.

 

 

Mandati 3-vjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Arben Kraja, mbaron në datën 18 dhjetor.

 

 

Në dhjetor do zhvillohen intervistat me 3 kandidatët. Intervistat e kandidateve dhe votimi për pasardhësin e Arben Krajës në krye të SPAK pritet të zhvillohen në një ditë. Për datën KLP do të vendosë në ditët në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re