Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar auditimin sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë. Sipas këtij raporti Covid-19 mund të ishte menaxhuar shumë më mirë dhe se Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndjekur politikat e duhura. Gjatë këtij inspektimi ka rezultuar një mungesë e theksuar e stafit mjekësor së bashku me mungesën e materialeve mbrojtëse, teksa janë hedhur akuza edhe për shkelje të rënda të cilat sipas raportit shkojnë deri në pikën sa kanë falsifikuar vërtetësinë e tamponëve të përdorur për të gjurmuar personat e prekur me Covid-19.

Strategjitë kombëtare ndaj COVID-19 duhet të orientohen kahë atyre globale. COVID-19 nuk do të jetë kërcënimi i fundit shëndetësor dhe shumë vende tashmë janë detyruar të menaxhojnë dhe krizat shoqëruese. Bota tashmë ka një mundësi për të mbështetur përparimin e bërë gjatë vitit 2020 dhe të shkojë drejt një të ardhme të qëndrueshme e gatshme në ngritjen e themeleve të forta kundrejt sistemeve shëndetësore. Kësaj do t’i shërbejnë produktet dhe shërbimet kryesore që institucionet përgjegjëse duhet të prodhojnë, referuar kuadrit ligjor dhe Planit të Veprimit, të cilat janë si më poshtë:

  1. Rishikimi dhe përshtatja e planit të përgatitjes ndaj pandemive dhe përgatitja e planit të gatishmërisë ndaj COVID-19.
  2. Përgatitja e procedurave të komunikimit të riskut dhe pikave të komunikimit, në përputhje me zhvillimet epidemiologjike.
  3. Krijimi i bazës ligjore dhe procedura të standardizuara që bëjnë të mundur zbatimin e masave.
  4. Hartimi i protokolleve për menaxhimin e rasteve dhe kontakteve, masat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, sistemin e mbikëqyrjes dhe njoftimit te autoriteteve përkatëse të shëndetit publik, transportin e duhur në një strukturë të caktuar të trajtimit, strategjinë e izolimit, udhëzimet klinike për të trajtuar një rast të dyshuar ose të konfirmuar, dërgimin e mostrave në një laborator të caktuar, dhe një protokoll i qartë dhe efektiv për gjurmimin e kontakteve.
  5. Përgatitja e strategjive të planifikuara të përgjigjes mbi testimin e rasteve për t’u përshtatur me përkufizimet e reja të rasteve dhe për tu përshtatur në një numër të madh rastesh duke shfuqizuar procedura që nuk mund të jenë më të realizueshme dhe / ose të dobishme;
  6. Përcaktimi i mekanizmave për të angazhuar shërbime të afta të shëndetit publik, kujdesit dhe Infermierisë.
  7. Përgatitja e një strategjie komunikimi të riskut për audienca të ndryshme, përfshirë: publikun e gjerë, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe reagimin ndaj urgjencave, grupeve vulnerabël;
  8. Përgatitja e materialeve dhe mesazheve për edukimin shëndetësor për grupe të ndryshme të synuara.
  9. Përgatitja dhe implementimi i një strategjie për të monitoruar perceptimet dhe mendimet e publikut për shpërthimin epidemik dhe masat e reagimit ndaj saj.
  10. Skemë e kompensimit për pacientët dhe kujdestarët që vuajnë humbje financiare si rezultat i masave të vendosura kundra COVID-19.
  11. Strategjia e izolimit të strukturës të trajtimit të COVID-19.
  12. Protokolli për njoftimin e autoriteteve të shëndetit publik në lidhje me rastet e COVID-19;
  13. Protokolli për gjurmimin dhe menaxhimin e kontakteve.
  14. Përgatitja e planin për të zgjatur mbikëqyrjen ARI / ILI dhe SARI gjatë gjithë vitit.
  15. Plani i menaxhimit të pacientëve dhe koordinimi i përdorimit të respiratorëve.
  16. Raportoni përmes TESS ose ndonjë sistemi tjetër të OBSH.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re