KLSH kallëzuar në Prokurori 12 ish-zyrtarë të Hipotekës në Elbasan, pasi i kanë shkaktuar 257 mln lekë dëm shtetit.

 

Më konkretisht janë kallëzuar në Prokurori shtatë ish regjistrues, katër specialistë dhe një ish-specialist të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan.

 

Raporti i KLSH”

“Nga auditimi në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Z.Z,Y.P, R.P, A.A, O.K, A.sh, dhe N.D ish Regjistrues, F.K ish specialist dhe K.M, Y.V, A.P, E.GJ me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për: Në 64 raste me sipërfaqe truall 8025 m2, që i përkasin qytetit Belsh dhe fshatit Hysaj, mbi normën e caktuar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re