Mazhoranca pritet t’i bëjë një “rrethim” të vetmit institucion që ka mbetur nën drejtimin e një kundërshtari politik, KLSH-së.

Ishte kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ai që me në krah kreun e këtij institucioni, ish-deputetin demokrat e njëherësh ish-ministrin e Kulturës nën qeverisjen Berisha, Bujar Leskaj, deklaroi:

“Para dy vjetësh Kuvendi rekomandoi ngritje e nënkomisionit parlamentar për KLSH si një praktikë në shumë vende europiane. Personalisht do të marr masat shumë shpejt për ngritjen brenda këtij sesioni të këtij nënkomisioni. Gjithashtu Kuvendi në përmbushje të detyrimeve ligjore do të realizojë auditimin e llogarive financiare të KLSH dhe do t’i bëjë publike. Në këtë mënyrë zgjidhim dilemën ‘kush e ruan rojen’, dhe do të garantojmë Kushtetutën, ligjin dhe qytetarët që KLSH është i vetmi institucion i kontrolluar prej tyre”, tha Ruçi.

Deklarata u bë gjatë paraqitjes së strategjisë së KLSH-së, për vitet 2018-2022.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re