Nga kjo e marte Bujar Leskaj eshte serish kryetar i kontrollit te larte te shtetit.

Ne faqen e KLSH-se, eshte publikuar vendimi i Leskajt per t’i hequr kompetencat numrit dy te ketij institucioni, te cilat ia kishte deleguar ne dhjetorin e vitit te kaluar.

Me kete akt, Bujar Leskaj zyrtarizoi kthimin ne detyre, 5 muaj pasi u largua nga ky post.

Ne dhjetor 2018, Leskaj vendosi te largohej nga detyra e kreut te KLSH, pasi i perfundoi mandati.

Asokohe presidenti Meta i beri thirrje publike qe te qendronte ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit, kerkese te cilen Leskaj e refuzoi.

Gjate kesaj periudhe presidenti i propozoi kuvendit dy kandidate; ne fillim Vitore Tushen e me pas Bahri Shaqirin; por te dyja kandidaturat mazhoranca vendosi t’i rrezoje.

Per shkak te ngercit mes mazhorances dhe presidentit, prej 5 muajsh kontrolli larte i shtetit mbeti pa kryetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re