Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur sot në Kalimash nga simpatizantë demokratë, të cilët kanë krijuar një varg të gjatë makinash duke valëvitur flamurin kombëtar dhe atë të selisë blu.

Kryedemokrati Basha si zakonisht e mbajti fjalimin i hipur mbi një makinë, ku përsëriti angazhimin e tij se ndryshimi i parë në qeveri do të jetë heqja e traut që sipas tij ndan Shqipërinë me Kosovën.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin, dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujeve do të jetë heqja e traut.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me besim, si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë dhe Kosovën.

8 vite me radhë, ai që për 2 javë e gjysmë do të largohet me votën më masive të shqiptarëve që duan ndryshim nuk bëri asgjë, por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovën, shkatërroi ekonominë tonë, uli në nivelin më të ulët marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes dy vendeve tona.

Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai i vuri traun. Vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ju falënderoj nga zemra për pritjen dhe si gjithmonë mbani maskat dhe distancat”, tha Basha.

KLSH e drejtuar nga nje deputet i PD pas nje auditi nxori se ishin shperdoruar 230 milione dollare nga fondi i Rruges se Kombit, nderkohe qe ish ministri i Transporteve Lulzim Basha shpetoi nga burgu me raporte mjekesore dhe duke u zhdukur ne Holande.

Nderkohe qe sot Basha ka shkuar pikerisht ne “vendin e krimit” duke permendur kete rruge dhe duke kerkuar votat, nen akuzat per Edi Ramen!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re