Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të heqë dorë nga vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar deri kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Sipas KLSH, kjo çështje duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa shton se do të ishte një dëm i pakthyeshëm i pasurisë publike dhe fondeve, nëse projekti do të zbatohej.

KLSH i kujton Bashkisë se çdo dëm do t’u ngarkohet atyre, nëse Gjykata Kushtetuese më vonë do ta anulojë këtë projekt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re