Skip to content

KLSH zbulon shkelje me tenderat në Bashkinë e Fierit/ Kërkon 70 masa administrative për punonjësit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Vijojnë auditimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në institucionet shtetërore, Pas Bashkisë së Vlorës, KLSH ka zbuluar shkelje me tenderat edhe në Bashkinë e Fierit.

Nga kontrolli në fushën e prokurimeve publike, KLSH ka zbuluar shkelje të zyrtarëve të bashkisë me tenderat, në vlerën e 1.4 miliardë lekëve.

Për këtë arsye, KLSH ka kërkuar marrjen e masave për 70 punonjës të Bashkisë së Fierit.

Njoftimi i KLSH:

17 Masa Organizative

12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:

-Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara;

-Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;

-Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private)

7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht:

-Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë;

-Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;

-Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë;

-Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë )

Masa Disiplinore

Për personat përgjegjës, KLSH ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Fier që në vlerësim të shkeljeve të konsideruara të urdhërojë Komisionin Disiplinor për fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore në zbatim të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të marrë masa nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”, dhe konkretisht:

2 Administrator të Përgjithshëm

2 Administrator të Njësive Administrative

6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë

5 Përgjegjës Sektori

19 Specialistë

40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë