Ditën e djeshme “Panorama Sport’’ pasqyroj një listë të klubeve shqiptare në Kategorinë Superiore dhe të Parë. Bëhet fjalë për pesë klube në Superiore(Flamurtari, Luftëtari, Tirana, Kamza dhe Kastrioti) dhe dhjetë klube në Kategorinë e Parë( Vllaznia, Lushnja, Turbina, Elbasani, Bylis, Besa, Egnatia, Apolonia dhe Tomori), të cilat sipas të dhënave në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatim Taksave janë në borxhe.

Sipas gazetës kjo mori edhe vëmendjen e UEFA-s sipas së cilave vetëm katër klube në Kategorinë Superiore plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në Kupat Europiane.

Por, si një klub i prekur FK Tomori Berat sot në faqen e vet zyrtare në facebook ka pasqyruar të dhënat e tërhequra pikërisht nga kjo drejtori ku dilte se nuk kishte asnjë borxh.

Kështu klubi beratas konfirmon atë që  e ka deklaruar që në fillimin e këtij viti sipas të cilit klubi ka zeruar plot 140 milionë lek borxhe që klubi kishte mbartur ndër vite./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re