Skip to content

“Klubet sportive kanë qenë jashtë funksionit”- Argita Malltezi: Shteti s’ka asnjë dëm nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani, fitoi gati 800 mijë dollarë!

WhatsApp Image 2024 03 12 at 12.52.09 37452ea0

Argita Malltezi: Klubet sportive kanë qenë jashtë funksionit. Funksionet e klubit kanë qenë të akomodinin për sa ishte e mundur sportin dhe të gjeneronin të ardhura për pronarin-shtet.

Këto shkresa, ku është firma e Ramës, tregojnë që klubi në pjesën më të madhe ka qenë i zënë nga banorë informalë që jetonin aty, për pjesën tjetër e shfrytëzonin pa tagra ligjor disa subjekte juridike private që nuk derdhnin para në financat e shtetit.

Në të njëjtën kohë, shteti paguante të punësuar që mbaheshin atje për dy sport klubet.

Shteti nuk merrte të ardhura dhe nuk ka asnjë dëm nga privatizimi i klubit Partizani. Përkundrazi, shteti kur privatizoi godinat, sepse toka nuk ishte e shtetit, fitoi gati 800 mijë dollarë.

SPAK ka marrë në dorëzim vendimet e gjykatës që tregojnë se i vetmi dëm ekonomik ndaj financave të shtetit ka qene për shkak të mosveprimeve të Edi Ramës, i cili nuk zbardhi lejen e ndërtimit që e kishte miratuar vetë, për pasojë palët e çuan në gjyq dhe fituan dëmshpërblim prej rreth 300 mijë euro, sigurisht u përballua nga financat shtetërore. SPAK hesht për këtë gjë.

Gjithashtu janë 350 kontrata që tregojnë sigurimin e financimit të projektit nga shitjet, si mbi dhjetëra kontrata të blerjes së tokës nga Malltezi prej bashkëpronarëve të tjerë.

“”