Nisma “Thurje” nuk do të bëjë një koalicion me Enkelejd Alibeajn dhe me asnjë parti tjetër politike, që sipas tij kanë pasur dorë në atë çfarë i ka ndodhur vendit për 32-vite.

 

Këtë gjë e bëri të ditur Pano Soko në një intervistë për emisionin Quo Vadis.

 

Ai tha se janë të hapur për çdo forcë të re politike, për të penguar zotërimin e PS në këshillat bashkiakë.

 

“Parimi jonë është që nuk bashkëpunojmë me njerëz që kanë dorë atë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në këto 32-vitet e fundit. Njerëz që në fund fare nuk janë të reja. Ne jemi të hapur për forcat e reja.

 

Nisma “Thurje” ka mision të qëndrojë sa më shumë mungesës së opozitarizmit në këshillat bashkiak. Ne duhet të luptojmë që ajo që po luhet është demokracia. Është fakti që pushteti të ketë përballë një digë dhe të mos bëjë çfarë të dojë në këshillat bashkiakë. Duke qenë se PD, ajo që duhet të kishte logo, nuk do të jetë në zgjedhje, shumë anëtarë do të dekurajohen. Kjo është mënyra se si i shërbejnë pushtetit”, tha ai. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re