Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se një aeroplan me të burgosur nga grupi rebel Houthi u nis nga Arabia Saudite për në Jemen.

Agjencia Saudite Lajmeve citoi deklaratën e koalicionit ku thuhet se “avioni i parë që transportonte të burgosurit Houthi në Jemen është larguar nga Mbretëria si pjesë e nismës humanitare saudite”.

“Tri fazat e transportit të të burgosurve me aeroplanë në Sana dhe Aden do të përfundojnë sot”, shtohet më tej.

Grupi rebel Houthi dhe qeveria jemenase nuk e kanë komentuar ende deklaratën e koalicionit.

Më 1 prill, i dërguari i OKB-së në Jemen, Hans Grundberg, njoftoi një armëpushim “shumë të vonuar” dymujor midis rivalëve ndërluftues të Jemenit, sipas të cilit të gjitha operacionet ushtarake ajrore, tokësore dhe detare u ndërprenë.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Sipas OKB-së, konflikti ka shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë nga faktori njeri.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re