Skip to content

Koalicioni Berisha-LSI/ Del logoja me të cilën “Shtëpia e Lirisë” do garojë në zgjedhje

Koalicioni i pagëzuar me emrin “Shtëpia e Lirisë” i përbërë nga grupi i Berishës dhe LSI ka publikuarf logon me të cilën do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

 

Logoja është në formë rrethori teksa në gjysmën e siperme dominohet nga mbishkrimi “Shtëpia e Lirisë” ndërsa gjysma e poshtme nga flamuri kuq e zi.

 

Sipas asaj që deklaroi Berisha ditën e hënë, koalicioni do të zgjerohet teksa pas zyrtarizimit të marrëveshjes me LSi, në koalicion është future edhe PDK.

 

LSI bëri të ditur se do të mbështese kandidatet e dalë nga primaret e Berishës  në të 6 bashkitë, konkretisht:

 

 

 

–Ardia Muka në bashkinë Durrës

–Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër

–Elton Bano në bashkinë Lushnje

–Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë

–Lulzim Vrana në bashkinë Vorë

–Bardh Spahia në bashkinë Shkodër