Partia Demokratike ka reaguar shpalljes së koalicionit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit.

PD thekson se Berisha ka vetëm një garë që është sipas tyre është që të dëmtojë Partinë Demokratike. Sipas PD koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën. Berisha në zgjedhje me Kryemadhin, PD: Koliacioni non grata s’do e mbajë Shqipërinë në vendnumëro”, shkruan PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re