Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, në një intervistë për Fax neës ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, dhe koalicionin me Komisionin për Rithemelimin e PD.

Braimllari tha se LSI do të donte që zgjedhjet lokale të mbaheshin në të gjithë vendin, në mënyrë që qytetarët të zgjidheshin direkt nga qytetarët.

“Zgjedhjet e 6 Marsit kanë interes lokal, do të donim që këto zgjedhje të mbaheshin në 61 Bashki. Zgjedhjet lokale të pjesshme kanë të bëjnë shumë me kandidaturat që marrin përsipër të kandidojnë, qytetarët kanë nevojë për kryetarë bashkie që janë në shërbim, dhe zgjidhen me votë.

Ndaj ne sot shohim se ka përgjegjshmëri në qeverisjen vendore, pasi nuk janë të zgjedhur me votën e qytetarëve“, tha Braimllari.

I pyetur në lidhje me regjistrimin e komisionit të rithemelimit si parti politike, dhe frikës për një mosnjohje nga KQZ, Braimllari tha se problemet teknike janë tërësisht të zgjidhshme.

Sa i takon komenteve të Lulzim Bashës, Braimllari tha se kreu i PD-së është mësuar që të marrë zarfa kundrejt kandidimit si deputetë e kryetarë Bashkie.

“Koha e interesave personale ka marrë fund”, tha Braimllari.

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së tha se kjo forcë politike po synon që të mbledhë rreth vetes të rinj që të jenë pjesë e projektit të ri GEN.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko