Një fatkeqësi e rëndë ka pllakosur familjen e shkrimtares së njohur shqiptare Flutura Açka.

Djali i vetëm i saj ka humbur jetën në moshën 18-vjeçare, nga një sëmundje të rrallë. Ka qenë vetë zonja Açka që ka ndarë lajmin për publikun me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Miqtë e mi, Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit.

Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé.

Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush.

Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri.

Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor”, shkruan shkrimtarja.

Flutura Açka është e njohur më shumë si poete por që vitet e fundit ka lëvruar dendur edhe romanin.

E martuar me një intelektual nga Holanda, para 10 vitesh Açka hapi një shtëpi botuese e cila boton kryesisht veprat e shkrimtarëve që fitojnë Nobelin në Letërsi. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re