Zv.Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi deklaron se përçarësit e së majtës po përpiqen pa sukse të bëjnë diversion ndaj qeverisë për vlerësimin politik të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

“Percaresit e se majtes po perpiqen te bejne diversion ndaj qeverise lidhur me vleresimin politik te LANÇ duke interpretuar sipas oreksit nje konference kombetare te ASH!

ASH le te pergjigjet vete per sulmet mbi te!

Por LANÇ in dhe partizanet nuk i njollos dot askush!

LANÇ ishte nje percaktim politik dhe ushtarak i Shqiperise ne krahun e duhur gjate Luftes II Boterore.

Mbetet jo vetem nje vlere kombetare madheshtore , por edhe nje kontribut nderkombetar domethenes dhe i respektuar per te vulosur fitoren mbi fashizmin.

Po te qe per Ballin Kombetar dhe bashkepunetoret e tjere te fashizmit Shqiperia do perfundonte si humbese e luftes dhe fati i trojeve te humbesve te luftes ishte tjetersimi.

Jemi krenare per mencurine, sakrificen dhe perkushtimin ushtarak te partizaneve te LANÇ dhe te popullit tone antifashist!

Qeveria nuk ben asnje hap prapa ne keto percaktime!

Vetem para pak ditesh qeveria kaloi projektligjin qe percakton 20 Korrikun si Diten e Veteranit.

Ndersa ligji i ri ‘Per Statusin e Deshmorit te Atdheut’ i jep nje pergjigje kontestit te pinjolleve te kolaboracionizmit per numrin e deshmoreve dhe humbjet njerezore te Shqiperise ne Luften e II Boterore.

Veteranet e LANÇ nuk e hane sapunin presidencial per djathe!

Ne e kemi mundur fashizmin e viteve te luftes!

Ne e kemi mundur e do ta mundim serish edhe fashizmin pedeist dhe bashkepunetoret e tij “te majte!”, reagon Koçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re