Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç deklaroi se Kosovës dhe Serbisë duhet që t’iu jepethapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Përmes një deklarate për shtyp të dhënë për gazetarët në Bruksel, Kocijançiç është shprehur se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Ndër të tjera ajo ka thënë se zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

 

Ndërsa pyetjes se nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiç nuk ka pranuar që të flasë dhe të futet në detaje,”në këtë fazë të fundit të dialogut”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re