Një ditë pasi kërkoi marrëveshje për te ardhmen e Trepçës zëdhënësja e Komisionit Europian bën një hap pas. Duke folur në një interviste për Zërin e Amerikës Maja Koçijançiç zbuti qëndrimin dhe tha se agjenda e bisedimeve mes dy vendeve përcaktohet nga vet palët dhe se Bashkimi Europian, nuk ndërhyn në temat qe paraqiten në tryezë.

 

Maja Koçijançiç: “Sa i përket çështjes nëse Trepça është pjesë e bisedimeve, Bashkimi Europian si lehtësues, gjithnjë e ka bërë të qartë se agjenda e bisedimeve caktohet nga Beogradi dhe Prishtina. Ne nuk komentojmë çështjet që ata duan t’i diskutojnë. Ata i sjellin në tryeze çështje të cilat i konsiderojnë të hapura dhe pastaj vendosin nëse duhet t’i diskutojnë, që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të gjitha temat e hapura”.

 

Deklarata e Koçijançiç të martën nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Qeveria në një deklaratë për mediat qartësoi se “Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe se në asnjë moment nuk do të lejohet krijimi i temave false që kanë qartazi për qëllim ndarjen e vendit.

 

Parlamenti i Kosovës miratoi në orët e para të mëngjesit të së dielës statutin e ndërmarrjes Trepça duke bërë pronare të 80% e aksioneve, Qeverinë. Por një vendim i tillë shkaktoi reagime të ashpra të zyrtarëve në Beograd te cilët akuzuan Prishtinën për grabitjen e pasurive.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re