Koço Kokëdhima ka reaguar për rastin e Valdrin Pjetrit.

Ai thotë se ai nuk është vetëm i PS-së, por dhe PD-së, pasi ka qenë drejtor në kohën e qeverisjes së Berishës.

“Përgjatë 6 viteve në pushtet Rama ka promovuar dhe mbrojtur stoikisht figura të lidhura me krimin, që kanë kryer vepra të rënda penale, por më në fund i ka braktisur. I tillë është edhe rasti i Valdrin Pjetrit të dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje dhe prodhim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Karriera e tij në administratën shtetërore implikon njëlloj si Rilindjen dhe SHQUP-in. Ky person i dëbuar nga Italia, gjatë qeverisjes së Berishës në vitet 2010-2014 kishte detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi).

Më pas, në qeverinë e Ramës, mbajti pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Pronave, kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve dhe drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga janari në maj 2018 ishte kryeregjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe më pas Prefekt në Shkodër”, thotë Kokëdhima.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re