Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ka miratuar këtë të martë Kodin e Sjelljes, ku parashihen masa të ashpra për ata deputetë që lëshojnë gjyhën ndaj kolegëve të tyre.

Më saktë, ky kod i ri parashikon një sërë masash për deputetët të cilët do të thyejnë rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar, sharë apo nxitur dhunë mes parlamentarëve.

Masat ndëshkuese parashikojnë përjashtime nga seancat dhe masë administrative me mbajtjen e 50% të pagës së tyre.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi deklaroi për mediat në Kosovë se do të formohet edhe këshilli etikës, i cili do ta ketë përgjegjësi për të trajtuar rastet dhe për të përcaktuar masat ndëshkuese.

Futja e Kodit të Ri vjen pas ofendimeve dhe përplasjeve fizike të ndodhura së fundmi gjatë kësaj legjislature në Kuvendin e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re