Opozita e bashkuar ka njoftuar edhe përmbylljen e kodifikimit me konsensus për marrëveshjen e arritur në 5 qershor mes palëve për reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat opozita u shpreh se falë tyre, u plotësua një nga 15 kushtet e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

Në këtë deklaratë ata i kërkuan qeverisë qe të miratohet drafti sa më shpejt.

Deklarata e plotë

Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik.

Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re