Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, u përfshi në një situatë të pakëndshme, teksa aksidentoi me makinë një 63-vjeçare.

Në njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se është sekuestruar makina e gazetares dhe ajo tani do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria për dy akuza. “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nëse këto dy akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në një vit.

NENI I KODIT PENAL:

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re