Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi nënvizoi mbrëmjen e sotme nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Ai u shpreh në studion e emisionit “Log” në Panorama TV se sistemi zgjedhor që ka sot Shqipëria është shumë toksik. Bylykbashi shtoi se duhet t’i hapet rrugë klasës politike ta ndryshojë sistemin me konsesus dhe jo me pazare.

“Duke hequr vetëm paragrafin që ka formulën që llogaritet herësi nuk mund ta zëvendësosh herësin përveçse me një veprim pjesëtimi. E kanë justifikuar veprimin e tyre. KQZ ka vetëm dy opsione, ose të shpërndajë mandatet sipas renditjes së fiksuar. Ose me këtë që kanë bërë, KQZ thotë që ligjin nuk e lexoj dot në mënyrë të pjesshme.

Kjo i hap rrugën klasës politike që me konsesus dhe jo me pazare të ndryshojnë një sistem zgjedhor të 2020-s, jo të 2008-s. Ky sistem që kemi sot është shumë toksik. Njerëzit bëjnë pyetjen cinike, se pse Edi Rama duhet t’ia japë Rama fitoren partive të tjera. Në këtë nevojë therëse duhet që ne të gjithë të ulemi me një debat që ka të bëjë me themelet e përfaqësimit”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re