Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje reformën zgjedhore, për të cilën deri më tani nuk është gjetur konsensus nga palët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani pohoi se nevojitet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore luftarake. Sipas tij, Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti, që e cilëson monist, për të nuk mund të pranohet.

REAGIMI I MANJANIT

Marrja e pushtetit me dhūnë nuk pranohet! Po aq e papranueshme është edhe mbajtja e pushtetit pa zgjedhje!!!

Ndaj nuk ka shumë opsione në tryezë. Duhet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatūme që i fut në llogore luftarake.

Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti monist edhe sikur i florinjtë të jetë, NUK PRANOHET!

Braktisja e tryezës së konsensusit është antidemokratike, antishqiptare e antiperëndim. Nevoja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin do ketë një fund.

Edhe delet reagojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re