Receta e luleshtrydheve me spinaq dhe djathë të bardhë:
Përbërësit për 4 persona:
400 g luleshtrydhe
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle lëng limoni
Kripë, piper
100 gr spinaq
Pak sallatë jeshile
200 gr djathë të bardhë
Përgatitja:
Pastrojmë, lajmë dhe thajmë luleshtrydhet, spinaqin dhe sallatën.
Copëtojmë sallatën në copa të vogla dhe presim spinaqin imët.
Përziejmë 100 gr luleshtrydhe me vajin e ullirit, mustardën dhe lëngun e limonit deri sa të bëhen një masë homogjene.
Shtojmë kripë e piper.
Pjesën tjetër të luleshtrydheve e ndajmë përgjysmë.
Copëtojmë djathin e bardhë në copa të mëdha.
Bashkojmë spinaqin, sallatën dhe luleshtrydhet në një tas të madh dhe u hedhim sipër salcën e përgatitur.
I përziejmë sëbashku dhe shtojmë sipër copat e djathit./ Receta nga Alma Verushi