
Me një lëvizje të paralajmëruar që tregon se ujërat në Partinë Demokratike kanë filluar të lëvizin e kërkojnë ndryshim, Ervin Salianji edhe pse pa bekimin e Sali Berishës nisi foltoret në bazën e demokrëtve nga Durrësi.
Mesazhi ishte i qartë: është koha e një gjenerate të re.
“Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin”,- tha Salianji.
Ndryshe nga lidershipi i Partisë Demokratike, humbjet radhazi Salianji nuk ia faturon vetëm Edi Ramës.
“Një tjetër shkak është pafatësia e opozitës. E para, për të qenë të ndërgjegjshëm për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500″,-tha Salianji.
