Qumështi zë një vend të rëndësishëm në dietën tonë , qofshin fëmijët apo të rriturit, të gjithëve u pëlqen të shijojnë një gotë. Ndërsa rekomandohet për fëmijët gjatë viteve të rritjes së tyre, të rriturve shpesh sugjerohet që të përfshijnë qumësht në dietën e tyre për një shëndet më të mirë të kockave. Ndërsa shumë njerëz e pinë atë në mëngjes, shumë e preferojnë atë edhe gjatë darkës. Pra, kur është në të vërtetë koha e duhur për të pirë qumësht?

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë ta konsumoni qumështin e nxehtë në përditshmëri, pasi përmban vitamina të ndryshme, acid nicotinik, kalcium, fosfor, kalium, sodium etj.

Sidoqoftë, sa i përket konsumimit të qumështit ekzistojnë shumë argumente ku thuhet se nëse qumështi konsumohet në mëngjes kjo do të na bëj ne më aktiv gjatë tërë ditës. Ndërsa nëse konsumohet në mbrëmje, qumështi  e qetëson mendjen dhe e përmirëson kualitetin e gjumit.

Mirëpo, për këtë çështje ekspertët shëndetësorë kanë një përgjigje të duhur. Konsumimi i qumështit në mëngjes nuk rekomandohet të konsumohet, pasi  është shumë i rëndë për t’u tretur.

Konsumimi i qumështit pasdite sjell forcë tek personat në moshë, gjithashtu ndihmon në lehtësimin e disa sëmundjeve mjekësore, si kalkuli urinar apo gurët. Konsumimi i qumështit pasdite është shumë i mirë për shëndetin e syve.

Siç duket, koha më e mirë për ta konsumuar qumështin është gjatë darkës për shkak se zvogëlon lodhjen dhe është shumë i mirë për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Qumështi e ndihmon procesin e gjumit për shkak se përmban amino acidin triptofan, që ndihmon në rritjen e melatoninës (i njohur si hormoni i gjumit). Qumështi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave. Proteinat e gjendura në qumësht i ndihmojnë ata që përpiqen të fitojnë masë të muskujve.

Megjithëse qumështi i ftohtë dhe i ngrohtë sigurojnë ushqim për trupin, mënyra e duhur për ta konsumuar varet nga koha kur po e pini.

Nëse pini qumësht gjatë ditës, mund ta pini atë të ngrohtë ose të ftohtë. Nëse e pini para gjumit, gjithmonë sigurohuni që të pini qumësht të vakët ose të ngrohtë. Qumështi i ftohtë gjatë natës jo vetëm që mund të shkaktojë probleme me stomakun, por gjithashtu mund të ndërhyjë në modelet e gjumit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re