Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra për turrin e tij falënderues pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, tha se nevoja për punonjës në vendin tonë është e lartë dhe se bizneset duhet të bashkëpunojnë me qeverinë për t’i plotësuar këto të fundit, përmes politikës së rritjes së pagave.

Capture

Rama tha se nevoja për forca pune është përditë edhe më e madhe, ndaj dhe qeveria dhe bashkitë duhet t’i mbështesin qytetarët që zëri i tyre të dëgjohet dhe këta të fundit të ndihen të respektuar.

“Nevoja për forca pune është përditë dhe më e madhe, kemi presion mbi vete për vendet e punës në shtet. Duhen plotësuar vendet e punës në sektorin e turizmin, pasi duhet t’i përgjigjet mijërave turizmit. Shqipëria është një destinacion i shumë kërkuar, nuk kemi sfidë më krijimin e vendeve të punës por plotësimin e tyre. Bizneset duhet të risin pagat, pasi fitimi i tyre është më i lartë sesa ata thonë dhe duket. Nëse bizneset nuk duan që të gdhihen një ditë me duart lart nga qielli, ka ikur koha kur Shqipëria konkurronte me krahun e punës.

Do mbështesim projektet që mbështetin identitetin kulturor, dhe do nxjerrim nga situate e degradimit shtëpitë kulturore, do korrigjojmë ndërhyrjet që janë bërë kuturru dhe do i integrojmë më gjithë gjuhën artitektonike të qytetit në Gjirokastër, dhe të krijojmë mundësi për fshatin, pasi sa më shumë kalon koha kemi nevojë për prodhimin vendas. Gjirokastra jeton vetëm me turizmin, është e rëndësishme të risim më tepër mundësinë e komunikimit të qytetarëve me bashkinë, të ndihen të respektuar dhe dëgjuar”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re