Ilir Meta është shprehur se ka ardhur koha për të rithemeluar Partinë e Lirisë, “për t’u shkundur dhe riorganizuar nga themelet”.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, Meta deklaroi se duhet ti jepet fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë.

“Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!

Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!

Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re